“Biznesi i vogël në vdekje klinike”, Tritan Shehu: Qeveria Rama nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë

0
133

Tritan Shehu, ka renditur arsyet përse qeveria Rama meriton të dënohet me votë më 25 prill gjate takimit  me përfaqësues të biznesit në qytetin e Memaliajt, .

Shehu theksoi se mbështetja ndaj biznesit ka munguar dhe kjo ka reflektuar tek largimi nga puna e punonjesve.

Duke folur per pandemine, Shehu theksoi se shpenzimet per kurimin e Covid 19 kanë renduar ekonominë familjare.

“Qeveria nuk i ka kompensuar këtë deficit të madh të ekonomsë familjare”, u tha Shehu tregtarëve të vegjël në Memaliaj.

Nga ana e tyre tregtarët e vegjël kanë përcjellë shqetësimet që ata po përjetojnë duke vënë theksin në përmirësimin e klimës së biznesit në Memaliaj.

“Ky qytet po përjeton eksodin më të madh në 30 vite si pasojë e mungesës së shpresës dhe papunësisë”, thane ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here