Ndahet nga jeta Nënë Tereza, bija e Kapidanit të Mirditës dhe recituesja në latinisht

0
268

Një grua 95-vjeçare me emrin Terezë Filopati ka ndërruar jetë. Ajo njihej në mbarë Mirditën si Nënë Tereza, fliste shkelqyer latinishten dhe ishte predikuese brilante e fesë katolike. Ishte bijë e Kapidanit të Mirditës.
Duke qenë bijë e një kulle me emër në Mirditë dhe me lidhje të forta në Shkodër, ku katolicizmi u persekutua dhunshëm nga komunizmi, ajo ishte qelizë e gjallë e katolicizmit në Mirditë ku u martua në një familje me mbiemrin Filopati, familje e cila kishte dhënë kontribute të mëdha në fushën e arsimit.
Nënë Tereza njihej dhe respektohej nga krejt komuniteti mirditor për fisnikërinë e saj dhe kulturën në gjuhwn e vjetër të Vatikanit, në latinishte.
Grua zonjë e cila deri ditën e fundit të ndarjes nga kjo jetë, ishte mendjekthjellët dhe gazmore.
Para disa muajsh Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkoi dhe e takoi Nënë Terezën në fshatin Kodër-Rreshen në Mirditë ku ajo jetonte.
Foto e Nënë Terezws me Presidentin bëri xhiron e rrjetit në facebook.
Sot Nënë Tereza ndërroi jetë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here