Mbrëmjen e sotme, një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës.
Sipas burimeve për mediat, një automjet është përplasur tek rruga e portit në qytetin bregdetar.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person dhe është transportuar drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./ abcnews/