Kandidati i LSI në Durrës: Fokusi ynë, hapja e vendeve të reja të punes, që rinia të mos braktisë vendin…

0
125

Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Eno Karapici, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” deklaroi se niveli i taksave në Shqipëri është më i larti në rajon dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë.

“Jam me profesion ekonomist, kam lindur dhe banoj në Durrës. Jam angazhuar rishtas në politikë, kam studio kontabël në qytetin që kam lindur. Mendoj se Durrësi për vëmendje të shtuar dhe kujdes. Ekonomia e qytetit ka nevojë për vëmendje. Edhe pse Durrësi është i dyti për nga numri i popullatës në Shqipëri, të ardhruat për frymë janë më të pakta se qytete të tilla si Fieri apo Gjirokastra.

LSI është një forcë dinamike, mundëson hapësira për të rinjtë, dëgjohet zëri i profesionistëve. Durrësi ka ngadalësim ekonomik, niveli i taksave në vend është më i lartë se mesatarja e rajonit. Vendosja e taksës së sheshtë e bën vendin tonë konkurrues në rajon. Mendoj se biznesi menaxhon më mirë buxhetin”, tha Karapici.

“LSI është për taksën e sheshtë për 9 për qind. Nuk mendoj se taksa e sheshtë pasuron të pasurit. Mendoj se taksa e sheshtë është më mirë. Kemi menduar për të krijuar dy hapësira për të rritur ekonominë e Durrësit. Në total, Durrësi mund të përfitojë rreth 18 mijë vende të reja pune. Durrësi ka portin më të madh në vend, ka lidhje shumë të mirë infrastrukturore. Rinia të preferojë të jetojë këtu me paga dinjitoze e të mos ikë. Jam numri 3 dhe derisa kam mbaruar ekonomik, atë që thashë mund ta kthej në realitet”, u shpreh Karapici.

Më tej, Karapici deklaroi se Durrësi ka nevojë për promovim, pasi ka vlera të jashtëzakonshme.

“Durrësi ka ndryshuar, por mendoj se akoma nuk përgatitur për qytetin me 300 mijë banorë. Qyteti duhet të kishte më shumë harmoni, ka nevojë për parqe, hapësira të reja. Durrësi ka nevojë për promovim. Qyteti ka një hoteleri të zhvilluar dhe vijë bregdetare të mrekullueshme, të jemi promovues të vendit tonë. Iu bëj thirrje qytetarëve të Durrësit që të votojnë për ne që përfaqësojmë qytetarët durrsakë, për të ardhmen e vendit të tyre dhe për rininë. Qytetarët të votojnë numrin 6 që është LSI dhe në Durrës numrin 3, që jam unë në qytetin bregdetar, për të bërë sa më mirë për vendin tonë”, vlerësoi Karapic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here