Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, shprehet se forca e kësaj partie sa vjen e rritet deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Guri shprehet se misioni i LSI-së në këto zgjedhje është që të rikthejë shpresën që fëmijët tanë të mos largohen, por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre.
Postimi i plote
“LSI shkon e fortë drejt fitores së madhe për të përmbushur misionin e saj për t’ia kthyer Durrësin qytetarëve dhe për të rikthyer shpresën që fëmijët tanë të mos largohen por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre”, shprehet kandidatja e LSI-së për deputete në Durrës, Elona Guri.