Takimi në Shkozë, Mediu: Mos të lejojmë një tjetër regjim shtypës të na rrëmbejë të ardhmen…

0
111

Në vazhdën e takimeve elektorale, Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës,Tiranë.

Në këtë takim Mediu theksoi rëndësinë e të qenurit bashkë kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmëposhtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve. Ai nënvizoi fyerjen që Rama bëri duke i quajtur dembelë shqiptarët dhe planin e tij për shpopullimin e Shqipërisë duke sjellur punëtorë  nga Bangladeshi.

“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më macabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë.”

Mediu bëri thirrje që në  emër të interest kombëtar, mirëqënies dhe interest familjar, të reflektonin dhe të votonin ndryshimin me 25 prill. Ai theksoi se kjo date duhet parë me shumë rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të  Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane.

Ai kërkoi mbështetjen e tij për nr.7 dhe për koalicionin “PD-AN”.

“Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetren, në një bashkëpunim kundë rregjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here