Ndeshjet e futbollit pa tifozë për shkak të Covid-19, Safet Gjici mbush stadiumin plot me militantët e PS-së

0
119

Ndeshjet e futbollit në vendin tonë prej më shumë se një viti luhen pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. FSHF-ja pak javë më parë kërkoi një numër të caktuar tifozësh për ndeshjen ndaj Anglisë, por Qeveria refuzoi me argumentimin se futja e tifozëve në stadium ishte rrezik për përhapjen e virusit. Virusi përhapet në stadium për ndeshjen e futbollit, por në fushata elektorale të partive politike në vend nuk përhapet.

Një skandal që ka ndodhur ditën e sotme në stadiumin e Tropojës teksa drejtuesi i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici së bashku me kandidatin Petrit Malaj kanë zhvilluar një takim me mbështetësit e PS-së në Bajram Curri dhe ajo që bie në sy është numri i lartë I militantëve që ndodhen të pranishëm në stadiumin e Tropojës. Nëse një numër kaq i lartë njerëzish lejohen për fushatë atëherë përse Qeveria nuk lejon njerzit që të shikojnë një ndeshje futbolli dhe me distancë?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here