Një gazetar i kronikës së zezë është ekzekutuar me 6 plumba pranë banesës së tij në Greqi.
George Karaivaz mbulonte kronikën e zezë dhe ishte i punësuar pranë televizionit “Star Channel”.
Mësohet se autorët e vrasjes së gazetarit kanë qenë dy, ndërsa e kanë qëlluar atë me armë me silensiator, dhe janë larguar me motor nga vendi i krimit.
Gazetari kishte ndjekur një çështje specifike në Greqi, ku një personazh i njohur i botës së krimit Dimitris Malamas (ai u vra në mëngjesin e 29 tetorit 2019) kishte me oficerë të lartë të Policisë Greke.
Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër që mbulonte kronikën e zezë, ndërkohë që thuhet se autorët e vrasjes së tij kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake.
Ai kishte punuar për Apogevmatini, Eleftheros Typos, Antenas dhe Star, ndërsa ishte pronar-administrator i faqes në internet bloko.gr.