Vazhdon servilizmi dhe lëpirja, Balla tejkalon çdo fantazi ndaj Ramës: Dua t’i zgjas jetën Njëshit…

0
153

Tashmë servilizmi dhe lëpirja që i bëjnë Edi Ramës njerëzit, të cilët ka zgjedhur të mbajë rrotull vetes, nuk përbën më surprizë, por Taulant Balla ka tejkaluar çdo fantazi.

Ai ka arritur deri aty sa ka deklaruar, se me të vetmen gjë që nuk është dakrord me shefin e tij është kur ai deklaron, se nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, ai nuk do të jetë në krye të PS-së.

Taulant Balla, i ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj,  u pyet fillimisht nëse synon në të ardhmen postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Por ai i sigurt se po monitorohej, u përgjigj se betejat e Shqipërisë mund të mos ishin kaluar dhe as në të ardhmen nuk mund të kalohen pa Edi Ramën.

Ndaj sipas tij, ai është aty si dyshi vetëm për t’i zgjatur jetën njëshit.

“Unë jam Dysh që dua t’i zgjas jetën Njëshit. Dhe Edi Rama ka ende shumë punë dhe beteja për të fituar për Shqipërinë. Unë nuk jam gjithmonë dakord me ato çfarë thotë Edi Rama, në kuptimin se si i sheh ai gjërat për karrierën e tij. Unë bëj pjesë në ato njerëz që mendojnë që Shqipëria, në këto beteja që ka, pa Edi Ramën, këto beteja nuk do t’i kishte fituar kurrë. Garancia për të fituar është të marrë një mandat tjetër, i cili në numra të nevojshëm dhe të mjaftueshëm t’i mundësojë që të shohë përpara”, deklaroi plot krenari Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here