Drejtuesi politik i PS në Tropojë, Petrit Malaj i ka ndodhur një’incident’ gjatë një takimi që ka mbajtur në Bajram Curri.
Ndërsa kishte mbledhur mbështetësit e tij në një takim në stadiumin e qytetit, mbi kokën e tij dhe të të pranishmëve ka fluturuar një dron.
Me dronin ishte lidhur një flamur i PD-së. E gjithë skena është filmuar nga të pranishmit.