Zbulohet mashtrimi/ Në kontenierë kishte 47 mijë doza vaksinash por Rama tha se vaksinimi u ndal nga grevistët e Rinasit

0
263

Dy ditë më parë kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit pezulluan punën për shkak të pakënaqësive në lidhje me pagat dhe stresin që u ishte shkaktuar. Ky veprim u quajt menjëherë nga ana e qeverisë si “grusht shteti” dhe u cilësua si një plan i menduar me prapaskenë politke. Gjithashtu qeveria pretendoi se kjo ngjarje pengoi procesin e vaksinimit për shkak se u bllokuan totalisht fluturimet në Rinas. Por ky pretendim duket se bie poshtë, pasi në frigoriferët e ISHP-së rezultojnë rreth 47 mijë vaksina të cilat priteshin të administroheshin. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer mbi 242 mijë doza anti-Covid dhe deri para ardhjes së 100 mijë dozat e fundit të CoronaVac në vendin tonë kanë mbërritur në total mbi 289 mijë vaksina, raporton Ora News.

Nisur nga këto shifra rezulton se në frigoriferët e ISHP-së ka patur ende rezerva vaksinash, aq sa të mos ndërpritej procesi i vaksinimit. Nga përllogaritjet, nëse me dozat aktuale do të injektohen rreth 10 mijë në 24 orë, atëherë Shqipëria do të kishte mundësi të vaksinonte edhe për katër ditë të tjera. Duke nisur nga11 janari, në Shqipëri kanë ardhur 53540 doza nga Pfizer, 34.000 AstraZeneca, 10.000 Sputnik, 292.000 Sinovac. KËto të dhëna bazohen në protokollin që kanë ndjekur deri më tani autoritetet shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here