Mbrëmjen e djeshme një makinë në Vlorë është përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije se makina tip “Opel” në pronësi të A. T është djegur pjesërisht.
Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.