Droni me flamurin e PD në mitingun e PS/ Procedohet penalisht 28 vjeçari…

0
136

Policia e Tropojës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 28 vjeçar, i cili ditën e djeshme ngriti një dron me flamurin e PD në mitingun që kandidatit socialist po mbante në stadiumin e këtij qyteti.

Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç,  banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin  e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”,  pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik.

Materialet u referuan në Prokurorinë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here