Policia e Durrësit njoftoi se më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases F. Sh. 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B.Sh, 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.