Risia në zgjedhje/ Identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, pajisja që garanton votim të sigurt dhe transparencë

0
340

Në 25 prill, qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit.

Një nga shqetësimet themelore të proceseve të shkuara zgjedhora, ka qenë identifikim i votuesve në momentin e paraqitjes në qendrat zgjedhore, i cili shpesh ka krijuar mundësi dhe dyshime për manipulim zgjedhor, për shkak të mungesës së mekanizmave kontrolluese të pakompromentueshme, siç është teknologjia.

Por, në këto zgjedhje do të ketë një risi shumë të rëndësishme, një hallkë të re, që do të mundësojë transparancë në procesin e votimit.

E drejta e votës është një e drejtë themelore, e cila duhet të ushtrohet me vullnet të lirë, në mënyrë të barabartë dhe transparente.

Për të mundësuar këtë transparencë zgjedhore, për herë të parë në Shqipëri, do të aplikohet identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt, duke eliminuar krejtësisht shkeljet që mund të hasen, në momentin kur votuesi paraqitet në qendrat zgjedhore.

Idenfikimi elektronik, do të bëhet për çdo votues. Pasi votuesit të paraqesin identifikimin biometrik, ata do të duhet të  vendosin gishtin në pajisjen identifikuese.

Identifikimi elektronik ka si synim kryesor shmangjen e votimit të dyfishtë dhe identifikimin e personit që po voton, duke eleminuar mundësinë e përdorimit të mjeteve të identifikimit nga palë të tjera.

Pajisja e kompanisë lider “Smartmatic”, ka një rekord mjaft pozitiv, duke u përdorur në zgjedhje në pesë kontinente, me regjistrimin e pesë miliardë votuesve, me efiçencë të plotë, pa paraqitur asnjë gabim.

Në Shqipëri, ky proces do të zbatohet si një risi teknologjike, e cila i bashkohet punës së komisionerëve në çdo qendër votimi dhe ofron një ndihmë esenciale në procesin e votimit, duke shtuar sigurinë në këto zgjedhje, në një hallkë thelbësore të procesit, ku palët politike shpesh kanë patur rezerva dhe kontestime.

Më datë 25 prill 2021, qytetarët shqiptarë do të mund të zgjedhin, votojnë dhe vendosin për zgjedhjet parlamentare, përmes sigurisë së plotë të identikimit elektronik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here