Shehi: Shqipëria ka nevojë mbi të gjitha për njerëz të ndershëm dhe të zotë

0
148

Sipas Dashamir Shehit, në kushtet ku ndodhet Shqipëria, pas disa vitesh në krye të vendit do qëndrojnë ata që sot rrinë pas kryeministrit Edi Rama dhe se alternativat e tjera, edhe ato që janë krijuar së fundmi, nuk do të zënë asnjë hapësirë.

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, kreu i LZHK-së nuk mohon që edhe opozita ka komponentë që nuk janë aq të pastër dhe të besueshëm.

“Politika është investim, vlerë e kontribut. Besoj se jamë shumë i pëlqyeshëm nga rina. Po mendoj që politika është kontribut, meritokraci. Shqipëria ka nevojë mbi të gjitha për njerëz të ndershëm dhe të zotë. Kemi përballë kundërshtarë të rafinuar. Do të vijë dita që nuk do të ketë vend as për të rinj, as për vjetrit. Politikën do ta zënë ata që rrinë para e mbrapa Edi Ramës. Ky është një hall i madh. Edhe ne nuk jemi klubi i engjëjve. Ka zullumqarë sa të duash. Por kur mendoj që kemi përballë dhe çfarë ka hequr Shqipëria, është loja shumë e rrezikshme. Opozita ka nevojë që të hapë një dialektikë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here