Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, shprehet optimiste për një sukses të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit porsa i përket qarkut që ajo përfaqëson.
Përmes rrjeteve sociale teksa publikon dhe një foto-album nga takimet e zhvilluara në zonën e Shijakut, që përfaqësohet nga kandidati për deputet Bahri Shaqiri, Guri shprehet se në këto zgjedhje do ketë fitore dhe shpresë për vendin.
“Fitore dhe shpresë për Shijakun, Durrësin dhe mbarë Shqipërinë!
LSI – Bashkohu edhe TI!”, shprehet Elona Guri, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për deputetë në Qarkun e Durrësit.