Vaksinat kineze/ Eksperti i shëndetësisë: Rama të ndalojë talljen me jetën e prindërve tanë

0
159

Eksperti i shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi, ka reaguar në lidhje me debatin që po bëhet për vaksinat kineze në vendin tonë, ku shkruan: “Debatit te brendshem mbi efektivitetin e vaksines kineze Sinovac i ka dhene pergjigje vete kinezet, duke pranuar efektivitetin e ulur te saj.

POSTIMI I PLOTE
Debatit te brendshem mbi efektivitetin e vaksines kineze Sinovac i ka dhene pergjigje vete kinezet, duke pranuar efektivitetin e ulur te saj.
Argumentit idiot se ” me mire me nje vaksine me efektivitet te ulet, sesa pa vaksinim fare” i japin peegjigje shembujt me poshte.
Anglia dhe USA qe kane vaksinuar popullaten me vaksina me efektivitet te larte Pfizer dhe AstraZeneca, kane vendosur nen kontroll numrin ditor te rasteve te reja si dhe numrin e vdekjeve.
Turqia dhe Kili qe kane perdorur ne mase te madhe vaksinen kineze, dhe pse kane perqindje te larte vaksinimi te popullates, kane nje rritje eksponenciale te rasteve te reja ditore dhe vdekjeve, sa qe Kili eshte ne lock down.
Prandaj specialistet e shendetit publik brenda dhe jashte vendit kane kerkuar qe shqiptaret te kryejne VETEM vaksina te certifikuara nga institucione prestigjoze si EMA dhe Food and Drug administration.
Efektiviteti i ulet i vaksines kineze mund te jete dhe arsyeja kryesore pse nuk ka aplikuar per certifikim ne Europe.
Rama duhet te ndaloje talljen me jeten e prinderve tane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here