Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se fjala që Rama thotë më shpesh është emri i Berishës.
Në intervistën për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, si shpjegim për këtë, Sali Berisha tha se kreu i qeverisë është i kompleksuar prej tij. Kurse Lulzim Bashën e sheh si varrmihësin e Edi Ramës.
Fjala e plote
“Edi Rama ka një problem të tmerrshëm me Sali Berishën. Pas parasë, Zoti i tij absolut është Sali Berisha. Jo se kam dashur unë, por se ka zgjedhur ai. Edi Rama vuan nga sindroma e refuzimit të të vërtetave të hidhura. Tani shpejt do të dëgjoni një studim të bërë në internet, del Sali Berisha njeriu më i cituar në këtë Tokë. Por nga kush thua ti? Nga Edi Rama! I kompleksuar nga unë. Lulzim Bashën e shikon si varrmihësin e tij sepse nuk mund të pranojë të vërtetat e hidhura në ndërgjegje. Ai thotë “Ky po më bën varrin mua”.”