“Këtu ecet vetëm me para”, Bushati me të rinjtë: Ju jeni në qendër të programit të PD, fitorja do vij nga rinia shkodrane

0
137

Drejtusi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi  një takim me të rinjtë  dhe votues për herë të parë, të cilët u ankuan se  në  8 vite qeverisje nga Edi Rama, shpresa dhe dëshira e të rinjëve për të qendruar në Shqipëri është zbehur.

Ata thonë se kushtet ekonomike janë të vështira, nuk ka cilësi në  arsim dhe ka mungesë totale  vëmendjes për punësimin e tyre duke ja u  zbehur preskeptivën për të jetuar në shqipëri.

 Pjese nga takimi

Helidon Bushati: Sot jam më optimost se kurrë që 25 prilli do të jetë një fitore historike për partinë demokratike dhe koalicionin aleanca për ndryshim.
Pse kështu ?
Sepse asnjëherë më tepër se sot nuk kam pa gëzim dhe optimizëm në sytë e rinisë shkodrane. Era e ndryshimit po vuloset sidomos nga rinia, ai që ka dyshimet sado të vogla të vij dhe të ndjek takimet gjithmonë e më të shumta në numër të parisë demokratike në Shkodër.
Studenti 1: Jam Arba Lohja dhe jam maturante, votoj me 25 prill për herë parë. Si e re dhe mbështetëse e planit tuj ekziston pyetja, a kemi ne garanci që ky plan do të realizohet me pikë e me presje  ashtu siç e ka propozuar partia demokratike?
Helidon Bushati: Të falenderoj për pyetjen dhe garancia më e mirë sesa garancia e një kryeministri nuk ka dhe garancia është fjala e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, i cili e ka publike në të gjitha takimet që ka bërë me të rinjtë, e ka vënë theksin tek të rinia.
Rinia është në qendër të programit të partisë demokratike.
Studenti2: Jam Jola Martini, jam maturante. Sa përparësi i jepni ju rinisë dhe a mendoni se qeverisja e vendit duhet ti besohet pikërisht rinisë? Duke larguar kështu nga politika politikanët e vjetër.
Helidon Bushati : Programi i partisë demokratike është i fokusuar shumē tek rinia. Ne besojmë tek potencialet e rinisë. Për t’i dhënë shembullin mê të qartë të përqasjes që ka qeverisja e partisë demokratike kur vjen në pushtet, gjë qēdo tēndodh me 25 prill. Ju jeni tērinj por duhet të pyesni prindërit apo kushërinjtë çfarë ndodhi në 2005, kur partia demokratike pas 8 viteve opozitë erdhi në pushtet. Afroi rreth vetes një grup djem dhe vajza të reja ,të shkolluar mirë jashtë por edhe në Shqipëri. I besoi atyre , i dha mundësi të ecin pêrpara, shumë u bënë deputet, disa ministra. Sot , kryetari i pastisë demokratike është një ndër ato të rinj të cilët kontribuan në mënyrë të qenësishme, ndikuan shumë thellë në fitoren e partisë demokratike në vitin 2005. E njëjta gjë do të ndodh më 25 prill 2021.
Studenti 3 : Do të doja me dit, a do të ketë program punësimi për ne qê sapo po kryejmë për degën edhe për me u punësu ne që po keyejmë studimet? Sepse të gjithe e kemi pa që për me hy me gjet njēpunë infermiere ne spitalin e Shkodrës, po kërkohen euro edhe po ndryshohen vendet e punës në bazë të partisë që është në pushtet.
Helidon Bushati: Padyshim që PD vë theksin tek punësimi i të rinjve. Ne jemi angazhuar, kryetari i partisë demokratike dhe kryeministri i ardhshëm  Lulzim Basha pēr krijimin e 110 mijë vendeve të reja pune reale, jo si gënjeshtrat e partisë socialiste në 2013 për 300 mijë vende pune dhe pastaj ikën nga Shqipëria 500 mijë shqiptar. Janë 110 mijë vende reale pune, ndër këto padyshim qē një  fokus kryesor do të kenë vendet që mbulohen nga rinia edhe për efekt të njohurive që ato marrin dhe të faktit që janë një hap më përpara xhaketave gjysëm të vjetra si puna ime. Padyshim fokusi është tek punësimi i rinisë. Së pari të bëjmë një foto gjithë bashkë dhe do të ishte nje motivim i madh për bashkëmoshatarët tuaj jo vetem të Shkodrës por edhe Shqipërisë. Kjo është fytyra e fitores ,kjo është imazhi i fitores dhe imazhi i fitores fillon nga Shkodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here