Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit në rajonin spanjoll të Murcia kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm. Pas më shumë se një viti në kufizime të ashpra dhe distancim nga shkolla, nxënësit kanë mundësinë e artë të mësojnë në një ambient të pastër dhe të mrekullueshëm.
Jashtë shkollës Felix Rodriguez de la Fuente, fëmijët sërish me maska ulen përpara një dërrasë të zezë në brigjet me rërë të Playa de los Nietos. “Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë”, tha mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez. “Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë kurrë”.
Disa nxënës këmbëzbathur lëviznin gishtërinjtë e tyre në rërë ndërsa luanin ksilofonë, ndërsa të tjerë u përkulën mbi libra për të parandaluar flladin e ajrit që të t’i çonte ato në det. Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si Ajri i freskët i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë, përfshirë të mësuarit në ajër të hapur.
Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën 8 të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20 minutëshe dhe grupet ndërrohen në zona të ndryshme. “Më pëlqen të shkoj në plazh!” tha Antonio Fernandez, 9 vjeç. “Unë preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar”.