Ndikimi i Erdogan në zgjedhje, Basha: Turqia vend aleat, por Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE!

0
130

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama me Turqinë dhe ndikimin e përfolur në zgjedhje.

I ftuar në 5 pyetje nga Babaramo, Basha tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt Bashkimit Europian.

“Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë. Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok. Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne Kemi një drejtim, anëtarësimi në BE,”-tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here