Pedagogia Belina Budini ka marrë pjesë sot në takimin e kryetarit të PD, Lulzim Bashës, me gra profesioniste, takim në të cilin tha se rotacioni është i nevojshëm që në shoqëri të kthehet besimi tek vlerat e meritokracisë.
“Bëmë diskutimin për lidershipin, një lidership i hapur le të themi, ai që ndoshta frymëzon të tjerët për t’u bërë dhe për të shprehur nga vetja e tyre, gjithsecili prej nesh dhe krijon besimin që ne mund të bëhemi brenda një sistemi meritokracie. Dhe gjithsecili prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin tek vlerat e meritokracisë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi. Dhe gradualisht po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë. Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj.” – tha Belina Budini.
Kryetari Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.
“Në veçanti në kushtet kur barku është bosh, tavolina është bosh, dollapi është bosh, arka është bosh, xhepat janë bosh. Krizë e cila ka progresuar vit pas viti këto 8 vite.
Në këto momente pastaj… se edhe romakët i thoshin bukë dhe cirk por ishte buka e para. Ky tani ka thënë vetëm cirk, s’kam asgjë. Dhe kur nuk ke bilanc pastaj e ke më të vështirë të krijosh besueshmëri. Çfarë do të premtosh? Ti s’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme.
Politika mund të jetë art shërbimi ose art mashtrimi. Është art shërbimi kur unë përfill një racional, kur ruan raportet midis këtë që zoton të bëj, bilancin e kam bërë apo se kam bërë dhe gjykimi pastaj që bën votuesi me votë.
Ky është thelbi i demokracisë. Ana e dytë për brezin tim, ne mbajmë mend patetizmin e regjimit dhe me gjithë varfërinë atë hipokrizinë, terrorin, kishte një hipokrizi me të cilën fillonte dhe mbaronte dita. Ashtu ishin edhe hipokritë më njëri-tjetrin sepse pasojat e mosqëndrimit në linjën politike parti-shtet ishin shumë të rënda, ishte burgosja.” – u shpreh Basha.