“Rama shton karriget”, Këlliçi: E ka kapur presioni se kudo që shkon po zhvillon ceremoni mortore

0
127

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, dhe njekohesisht kreu i FRPD, Belind Këlliçi, se moskandidimi i tij  tregoi  në zgjedhjet e 2017-ës, nuk ishte një qejfmbetje në marrëdhënie personale, por institucionale.

 

I ftuar në emisionin “FrontLine”, ai foli edhe për përfaqësimin e të rinjve në politikë, e Parlamentin shqiptar, ku shtoi se sipas tij, të rinjtë duhet të përshihen më shumë.

Pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse PD nuk fiton zgjedhjet, Këlliçi iu përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk ndodh, e këtë ai e sheh, tek takimet me qytetarët e të rinjtë në terren.

Në 2017-ën nuk ishit pjesë e listës fituese, a ke pasur qejfmbetje?

 

 

Belind Këlliçi: Nuk ka të bëjë me marrëdhënie personale, institucionale. Qëndrimi im ka qenë brenda PD, në një mbledhje prej 4 orësh që kemi pasur me Lulzim Bashën. Zgjedhja ime personale, nuk mund t’i gjuaj me gurë forcës që besoj e do të vazhdoj punën në opozitë, për të punuar e më shumë, e për të bindur çdo skeptik që e ka pasur gabim. unë mbart në supe disa padi, gjobën më të fundit e kam 50 mln lekë, ma ka lënë në fuqi policia, numëroj një seri kallëzimesh që nga Erjon Veliaj. Po këtu është çështje institucionale dhe çështja e përfaqësimit të të rinjve.

Patëm student në dhjetorin e 2018-ën, në Parlament zërat e të rinjve shpesh lihen jashtë?

Belind Këlliçi: Të rinjtë duhet të përfshihen, vijnë pa mëkate në kurriz, janë idealist. Ata që vijnë duhet të kenë një stazh brenda një partie politike. E rëndësishme është që unë nuk jam emëruar, jam produkt i një gare dhe sigurisht jam munduar t’i ngjis shkallët një nga një. Unë sigurisht do të doja të kishte përfaqësim më të madh të të rinjve në PD, rininë e ka në AND. Sot që flasim normat janë zbatuar, por do të doja të kishte më shumë të rinj.

Ju e cekët pak pjesën e gjobës, do e ndiqni deri në fund këtë çështje?

Belind Këlliçi: As që bëhet fjalë, do e rrëzoj në Gjykatën Administrative.

A prisni amnisti?

Belind Këlliçi: 
S’më intereson amnistia e Ramës, por do tregoj që është antiligjore. Ju ftoj të hapni filmimet, në hapjen e fushatës. Unë kam qenë në shesh 60 minuta para dhe i kam bërë thirrje, ju lutemi, qëndroni brenda makinave, ruani distancën, vendosni maskat, por s’kam ç’ti bëj padurimit të të rinjve për të ardhur tek aktivitetet e PD.

Zoti Rama ka filluar të ketë një numër më të shtuar karrigesh, ka qytetarë më shumë.

Belind Këlliçi:
 E ka kapur mbase presioni që kudo që shkon po zhvillon ceremoni mortore. E gjithë grumbullimet tona është përqendruar tek pozitiviteti. Më vjen shumë keq, që kudo që shkoj, në të gjithë takimet që organizoj, të rinjtë më thonë që shpresa e fundit është 25 prilli. Më thonë se arsyeja e vetme që kam mbetur këtu, është pandemia.

Nëse nuk fitoni, çdo bëni, ju, Partia Demokratike?

Belind Këlliçi:
 Nuk e çoj nëpër mend që PD nuk fiton zgjedhjet. Sondazhi më i mirë është dora e qytetarëve, deri më tani, nuk kam hasur asnjë sy, dorë, që më shtrëngon e më thotë: Po, kemi nevojë për ndryshim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here