Salianji del garant se ‘Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër’

0
150

Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi”: këtë bindje shprehur Ervin Salianji, kandidati për deputet i PD-së në këtë qark në takimin që bëri së fundi me banorë të lagjes nr.14.

“Nga Korça e bukur, e njerëzve punëtorë e të thjeshtë, do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit, – tha ai, –  ku do të kthejmë normalitetin, do të hapim vende të reja pune, do të jemi pranë nevojtarëve e do të zgjidhim hallet e tyre.

Në lagjen 14 në Korçë, pashë entuziazëm, pashë dëshirë për ndryshim. Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku.

Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër. Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here