Shehi: Tahmaja e Rilindjes për mandatin e tretë zhvendosi të dhënat personale te selia e PS

0
123

Në Çim Peka Live, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi,  duke komentuar skandalin më të fundit të Rilindjes, që ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës për qëllime elektorale, tha ndër të tjera se me këtë akt ku PS ka zhvendosur database e të dhënave personale në selinë e kësaj partie, tregon se sa e madhe është tahmaja për të marrë një mandat të tretë.

‘Qe janë bërë shejtanllëqe me zgjedhjet, janë bërë, por jo këtij niveli.  E-albania është krijimtari e kësaj qeverie. U bë një database global, u harxhuan 36 milion euro dhe u bë për të ndihmuar shqiptarët. Dhe ta marrësh këtë dhe ta çosh te zyra e PS-së dhe të bësh këto lloj algoritme. Ky është lloj survejimi elektronik ku duan të kuptojnë orientimin politik dhe do të ushtrojnë presison mbi orientimin politik. Kjo është bërë ashiqare dhe është bërë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Dhe aty janë edhe të dhënat e tyre që janë emigrantë. Dhe aty janë edhe të dhënat e atyre që nuk janë në Shqipëri prej 10 vite. Kjo tregon se sa e madhe është tahmaja për të marrë një mandat të tretë dhe i shtyn të bëjnë gomarllëqe të këtij niveli. Kjo është e dënueshme edhe nga ndërkombëtarët. Kjo tregon deri ku është zhytur pushteti i sotëm në krim. Ato që më parë janë bërë me rrugaçë, nuk është asgjë përpara kësaj.

Këta kishin klasifikuar edhe shefin e Shërbimit Informativ me PS. Dhe ai nuk është se nuk e di. Por nuk reagon. Se nja dy letra do ua kishte çuar.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here