Kryeministri Edi Rama ka ndjekur ditën e sotme nga afër procesin e vaksinimit në Elbasan.
Teksa të moshuarit po merrnin vaksinën kundër Covid-19, njëra prej tyre i ka ngatërruar emrin Kryeministrit me atë të Kryedemokratit Lulzim Basha.
“U Basha”, dëgjohet duke thënë e moshuara, por kryeministri mesa duket nuk e ka dëgjuar dhe i ka thënë vetëm me shëndet.
Rama: Me shëndet!
E moshuara: Rrofsh ti që na bëre me vaksinë. /ORA News