Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, citoi sot raportin e fundit të Europol, i cili e konsideron Shqipërinë si burimin kryesor të trafikimit të kanabisit në BE, duke përmbysur me këtë citim, pretendimet e kryeministrit Edi Rama në këtë fushatë se ka arritur sukses me betejën kundër drogës.
Në rubrikën e përditshme në Instragram ku Basha rendit “100 dështimet e Ramës”, sot, kur kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha ngre pyetjen:
“Edi Rama e ka cilësuar histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qënë realisht e tillë?
Përgjigja: Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian,” nënvizon kreu i opozitës.