BE letër Albin Kurtit: Të fillojë sa më shpejt dialogu me Serbinë….

0
101

Komisioneri i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Varhelyi në letrën e tij thekson se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Gjithashtu ai thekson se lufta ndaj pandemisë është prioritet kryesor.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës iu dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër.

Bashkimi Evropian është i gatshëm t’iu mbështesë në këtë drejtim

Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme.

BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, shkruan Varhelyi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here