Shkodra do të ketë një pallat të ri sporti dhe qytetit do t’i rikthehen në funksion dy pishinat për ekipet e notit të lëna në harresë prej 30 vitesh. Ky ishte premtimi i kryesuesit të listës së LSI qarku Shkoder Agron Çela, gjatë takimit që zhvilloi me personalitetet e sportit të këtij qyteti dhe më gjërë. Duke i ftuar të gjithë të mbështesin LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, ai garantoi se kjo do të realizohet bazuar edhe në programin që kjo forcë politike ka për sportin.
Çela tha se falë insistimit të tij u ndërtua edhe stadiumi “Loro Boriçi”, duke i rikthyer dinjitetin futbollit.
Personalitetet e pranishme në këtë takim bashkë me urimin që Çela pas 25 prillit të jetë një zë për Shkodrën në kuvend, vlerësuan faktin që një takim i tillë bëhet prej tij, si një njeri që ju ka qëndruar prej vitesh pranë.
Sinkrone …
Të tilla takime, kandidati i LSI Agron Çela po i përdor jo vetëm për të prezantuar programin e forcës politike, por edhe për të dëgjuar zërin e komunitetit, që në 4 vitet e ardhshme, ai ta ketë më të lehtë të punojë për prioritetet kryesore që ka Shkodra.