Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën Librazhd-Përrenjas.
Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me Benz me targa shqiptare është përplasur me një automjet Volskwagen me targa maqedonase.
Një nga personat e lënduar rëndë është një grua maqedonase, e cila është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit.