Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë?

0
308

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme një takim me të rinjtë e qytetit të Kavajës.

Basha deklaroi se nga qeverisja 8-vjeçare e Ramës rinia është larguar dhe me këtë ritëm Shqipëria do të mbetej një vend me 1 milionë banorë, ndaj sipas kreut demokrat kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë.

Në fjalën e tij Basha tha: “Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rrugë dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç.

Ndaj, edhe pyetja me 25 prill është: do ta lejojmë këtë të ndodhë? Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo! Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati.Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar.

Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dalë të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vijë ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here