Policia ka vënë nën pranga shtetasin A. Sh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasit A. Sh., 37 vjeç, pasi në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, nën prangat e policisë ka rënë edhe shtetasi S.T., 31 vjeç., i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 31 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
R. L., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
J. D., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
A. T., 23 vjeç, pasi duke qarkulluar me mjet është përfshirë në një aksident me një mjet motorr. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndëtësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.