Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi npërmjet një letre i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti rinisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, një gjë e tillë është jetike për rrugën e secilit shtet drejt BE-së.
“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.
Kjo është thelbësore për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, thuhet ndër të tjera në letër.