VIDEO/ Plas sherri mes të rinjve tek Ministria e Jashtme

0
133

Një sherr masiv ka ndodhur paraditen e së martës në afërsi të Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Disa të rinj janë përleshur me njëri tjetrin, duke terrorizuar kalimtarët dhe banorët e zonës.

Fillimisht, një 30 vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatar. Më pas, në ndihmë të më të “dobëtit” kanë ardhur disa shokë.

Kjo ka sjellë që iniciatori të largohet pak më tej. Në videon që ka mbërritur ekskluzivisht në redaksinë e BoldNews, shikohen që 3 personat i afrohen “presë”. Ky i fundit, pak më parë i kishte qëlluar me sende të forta.

LEXO EDHE  Prej 30 orësh të ndaluar pas protestës kundër HEC-it, familjarët e 4 të arrestuarve protestojnë para policisë së Lezhës

Në video dëgjohet frika e një zonjë. “Uuu do e vdesin fare, 3 a 4” thotë zonja, e cila stepet të kalojë në trotuarin e në drejtim të Ministrisë së Jashtme, në kufirin me Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në video duket qartë se një nga 3 personat e qëllon me grushte. Më pas, i dëmtuari ulet në tokë dhe lëviz me shpejtësi, duke i shpëtuar agresorëve…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here