Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një aeroplan në Aeroportin e Stambollit i cili vonoi fluturimin drejt Tunizisë me 5 orë pasi pasagjerët janë konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin.
Fillimisht disa gra kanë filluar të godasin njëra-tjetrën,teksa stuardesat përpiqen ti ndajnë.
Ndërsa vazhdon debati i ndezuar i shoqëruar me të bërtitura dhe të shara një burrë duket në video teksa kap nga flokët një grua, e tërheq dhe fillon ta grushtojë në kokë.
Një grua tjetër përpiqet ta largojë nga duart e mashkullit që po e dhunon e ndërsa parsagjerët e tjerë vazhdojnë të bërtasin.
Pas pesë orësh kaosi, aeroplani është ngritur në fluturim dhe deri më tani mendohet se shkak është bërë hapësira e bagazhit. Linja ajrore ka lajmëruar se po kryhen hetime të mëtejshme në lidhje me incidentin e dhunshëm.