Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video për të përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai thotë se shqiptarët nuk duhet të dorëzohen, por të ngrihen dhe të ndërrojnë ata që udhëheqin, të ndryshojnë Shqipërinë.
VIDEO NGA LULZIM BASHA
A e dini cili është i pari?
A e di cili merr vendime për ty?
Jo ky. As ky dhe as ky.
Je ti!
Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi.
Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, që të kanë bërë të besosh se nuk ka më shpresë.
Por i pari je ti.
Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin?
NGRIHU
DHE
NDËRROJI
Mos hiq dorë nga Shqipëria.
Ndryshoje Shqipërinë.