Paloka takim në Hamallaj: Shiu i parë do fshijë 1cm asfalt elektoral që po bën PS pas 8 vitesh

0
174

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka dhe dy kandidatët Manjola Luku dhe Erzen Laçi, janë pritur me entuziazëm në zonën e Hamallajt në Durrës.

Gjatë takimit Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që reflektohet kudo në zonat periferike të cilat janë lënë në harresë, sidomos infrastruktura ku rrugët dhe kanalet po hapen vetëm ditët e fundit të fushatës duke menduar se do të mund të gënjejnë sërisht qytetarët.

“A e ka dëgjuar kush Ramën të thotë më falni, apo këtë premtin nuk e mbajta dot? Jo! Çfarë ka bërë për 8 vite? Në rastin më të mirë na la në vend-numëro, por ka vende ku kemi bërë hapa pas. Tani është sulur, diku gërrmon një rrugë, diku gërryen një kanal dhe ngul një shtyllë, me mendjen se do i gënjejnë sërisht shqiptarët”, tha Paloka.

Gjithashtu ai e cilësoi betejën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk u zgjidhi problemet qytetarëve, por u bë vetë problemi për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here