Vrau fqinjin për tubin e ujit/ Vetëdorëzohet në polici Altin Mera

0
166

Altin Mera, i shpallur në kërkim ditën e djeshme është vetëdorëzuar sot në polici. Ai u akuzua si një nga autorët e vrasjes së 50-vjeçarit Xhetan Konesha në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Me një njoftim për mediat, Policia bëri me dije se ai, prej ditës së djeshme, qëndronte i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para policëve që po bënin krehjen e zonës, me qëllim arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Luzni të Dibrës, ku viktima u konfliktua me Altin Meren dhe vëllain e tij, Muhamet Mera, 30 vjeç, që u vu në pranga dje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here