Braimllari: Do ngre padi të tjera se si PS po përdor administratën për fushatë

0
122

Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Korçë, Endrit Brahimllari, pas padisë që ka bërë në SPAK për Partinë Socialiste, ka thënë se kësaj beteje do i shkojë deri në fund.

Në një intervistë që ka bërë për RTV Ora, ai ka thënë se do bëjë sërish padi të tjera, duke shtuar se do bëjë publike dhe fakte të tjera se si Partia Socialiste, po përdor administratën publike për fushatë.

Brahimllari tha: “Unë nuk mund të ngrejë një akuzë pa patur fakte. Kam fakte se si Niko Peleshi ka përdorur të gjithë administratën publike në fushatë. Është një skemë e organizuar. Unë do bëj publike faktet. Këto persona afrojnë rreth vetes persona që kanë problem me ligjin.

Niko Peleshi po i përdor për interesa personale. Ai është tmerruar, ka humbur përkrahjen e socialistëve. Unë do ngrej sërish padi të tjera, këto kanë ofruar kontrata pune sezonale, po përdorin çdo gjë në funksion të fushatës.

SPAK ka për detyrë të vazhdoj hetimet. Unë kam një marrëdhënie me qytetarët e Korçës. Unë jam i fokusuar te fushata. Kemi qenë shtëpi më shtëpi duke prezantuar programin, me qëllim që të rikthejmë shpresën në vend.

Deklarata e Ramës për Bashën, absolutisht nuk më shqetëson, nuk merrem me shpifje. Unë pres që Niko Peleshi të dalë publikisht dhe të sqarojë publikisht këtë. Po ai është skuth. Unë kësaj beteje do i shkoj deri në fund.

Kjo është betejë për të çuar në vend të vërtetën. Këto njerëz nuk mund ta mashtrohen me imazhin e bulevardit. Do shpëtoj këtë monopol që ka krijuar Niko Peleshi. Qeveria Rama ka vetëm një meritë për Kolonjën, e spostoi rrugën e çoi 5 mijë euro kilometrin.

Fermeri ndjehet i varfër. Ai nuk e do bujqësinë. LSI është e fokusuar në bujqësinë dhe turizmin. Ne do investojmë të familjet që merren me bujqësi. LSI mban fjalën, drejtuesit e LSI janë aty ku janë hallet e qytetarëve, jemi prezent kudo, aty ku kanë halle dhe probleme”.

Teksa ka folur në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 qytetarëve, ai ka thënë se janë përpjeke të kota të kryeministrit Edi Rama, por sipas tij opozita e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë më shumë vota se sa presin.

“Janë përpjekjet e Edi Ramës, të dështuara, ne do jemi mbi pritshëmritë e votave. Do të jetë një uragan votash. Qytetarët janë në urrejtje ekstremiste ndaj Edi Ramës. Socialistë pa fund po i drejtohen LSI-së. Edi Rama ka marrë nga LSI-ja, disa persona që nuk janë me interes publik por që i nënshtrohen Edi Ramës. Unë uroj dhe shpresoj që të jetë një proces model. Qëllimi jonë është t’i shërbejmë qytetarët, kemi një ekip që do çojmë përpara programin tonë”, deklaroi kandidati i LSI-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here