E ftuar në emisionin ‘Fiks Fare” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu është përgjigjur pyetjeve nga dy moderatorët. ‘Mona e Ilirit apo Iliri i Monës’ por kryetarja e LSI, u shpreh se ajo është e rinisë.
Intervista e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi për Fiks Fare
Ato festat e LSI, Gon Cela,
Goni nuk ndalon, Goni e ka festë gjithë jetën e vetë.
Është Mona e Ilirit apo Iliri i Monës?
Unë di të them që këta të rinisë thonë Mona, Mona je e jona. LRI. Me këtë moshë që jemi ne, s’jemi as të njërit as të tjetrit. Nuk i hyjmë në punë njeri tjetrit.
A fle më me Presidentin se ai ka deklaruar se fle Kushtetutën dhe tani aktualisht është në Vlorë?
Aktualisht nuk fle me Presidentin, është me Kushtetutën, me demokracinë.
Kur flini nga cila anë mban Kushtetutën dhe nga cila anë të mban ty?
Unë di të them që do ta shkruaj Kushtetutën më 25 prill.