Kandidatja për deputete e PD në Tiranë Jorida Tabaku, ka vijuar takimet me banorët e kryeqytetit, ku ka cituar mesazhin e ambasadores amerikane Juri Kim, se njerëzit që duan ndryshimin duhet të votojnë për ta arritur atë.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Në një vizitë në degën dy mu kujtuan fjalët e ambasadores së SHBA se njerëzit që duan ndryshimin duhet të votojnë për ta arritur atë. Nuk njoh shqiptarë që respekton kriminelët, nuk njoh banorë të njësisë 2 apo të Tiranës që të respektojnë gënjeshtarët.
Prandaj do të votojnë numrin 9 në 25 prill, për të sjellë një ndryshim që vetëm PD mund ta mundësojë.