Sondazhi i dytë për Tiranën/ Lulzim Basha më popullor se Edi Rama

0
1284

Sondazhi i dytë i kompanisë MRB për qarkun e Tiranës tregoi se popullariteti i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka rënë krahasuar me sondazhin e parë, teksa tashmë për këtë qark opinion më pozitiv qytetarët ndajnë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në sondazhin e kryer për Euronews Albania qytetarët e qarkut të Tiranës vlerësuan me opinion pozitiv:

  • Lulzim Bashën 44.8%
  • Edi Ramën 44.4%
  • Monika Kryemadhin 20.8%

Krahasuar me sondazhin e parë të kryer për kryeqytetin – në periudhën 25 janar-12 shkurt – rezulton që Rama të ketë humbur muajin e fundit 3 pikë përqindje – nga 47.4% – ndërsa Basha të ketë fituar 5.2 pikë përqindje – nga 39.6%.

Vlen të thuhet se për Bashën ky vlerësim është më i lartë se ai i nivelit kombëtar – që është 44% – ndërsa për Ramën është më i ulët – niveli kombëtar 47%.

Rritje të lehtë të popullaritetit ka gëzuar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga 19.4% në 20.8%.

Prirja rritëse e popullaritetit të Bashës u pa edhe në rezultatet e opinionit të qytetarëve se “cili nga kandidatët është më i përshtatshëm për kryeministër”. Diferenca prej 10% mes Ramës dhe Bashës në këtë tregues është ulur ndjeshëm duke shkuar në 2.8%.

Qytetarët vlerësuan të përshtatshëm për kryeministër:

    • Edi Ramën 43% – 44.1% sondazhi i parë
    • Lulzim Bashën 40.2% – 34.1% sondazhi i parë

Metodologjia

Sondazhi i dytë në nivel qarku për Tiranën u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 715 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 27 shkurti deri më 31 mars – 51.2% e pjesëmarrësve femra, 48.8% meshkuj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here