“Ti nuk je gazetare”/ Plas keq debati në studio, nuk përmbahet trajneri shqiptar

0
228

Në një studio sportive, në Kosovë, gjatë nje  debatit, ka pasur edhe fyerje mes palëve. Gjatë emisionit “Sporti Total”, gazetarja Qëndresa Krelani, ishte përballë trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, dhe i ka kërkuar këtij të fundit t’i thotë se cilat janë objektivat e skuadrës së tij, pas rezultateve të dobëta.

Kjo nuk është pritur mirë nga Batatina, i cili i thënë   se duhet të merret vetëm me palosjen e gazetave apo për të pastruar, pasi nuk është e aftë të analizojë futbollin.

DEBATI:

Krelani: Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humbur shumë. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke rezultate të tilla (të dobëta); cilat janë objektivat? A është Europa?

Batatina: Ti nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës? Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe. Në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë. Po të isha menaxheri juaji do të të lija të palosje vetëm gazeta. Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga pamja.

Krelani: Niveli juaj si trajner është minus zero. Po t’i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarët) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here