Berisha: Shqiptarë, kujdes me vaksinat kineze, kontrolloni skadencën!

0
173

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, situata e Shqipërisë për sa i përket pandemisë është ‘dramatike’.

Berisha jep edhe disa të dhëna, që sipas tij hedhin dyshime mbi bilancin zyrtar. ‘Shqipëria ka 10.500 persona më shumë të vdekur, sesa në vitet e shkuara. Ka kaluar edhe Perunë, si shteti me vdekshmëri me mbi 300 për 100 mijë banorë’, ishin fjalët e tij, i ftuar në A2.

Lideri historik i PD-së foli edhe për vaksinat, dhe paralajmëroi shqiptarët për një rrezik të mundshëm me afatet e skadencës.

‘Te vaksinat mbahet sekret skadenca. I njoftoj shqiptarët me përgjegjësi, ka disa denoncime për vaksinën Sinovac.

Prodhimet e para të Sinovac kanë pasur datën e skadimit më 21 shtator të 2023. Të gjitha këto kontingjente janë shpallur të skaduara më vonë më 23 mars të vitit 2021.

Çdo ilaç është helm, përtej datës së skadencës nuk duhet të përdoret kurrë, por kjo është e vërtetë veçanërisht për vaksinat, për shkak të problemeve nga më të ndryshmet.  Prandaj i kërkoj shqiptarëve të kërkojnë përpara vaksinimit datën e skadencës’, deklaroi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here