Rakipi tregon pse Rama sulmon Metën: E kërcënon PS në 7 zona nevralgjike zgjedhore

0
258

Kryeministri, Edi Rama, e ka përqendruar diskursin e tij politik në këtë fushatë zgjedhore kundër presidentit Ilir Meta duke e pozicionuar këtë të fund si rrezik për reformën në drejtësi.

Por gazetari Ylli Rakipi thotë  për Rtv Ora se kjo është çfarë i shitet publikut pasi e gjitha është një strategji e Ramës që sipas tij tij ndihet i rrezikuar në 7 zona të rëndësishme zgjedhore për PS.

Rakipi: Edi Rama po bën një fushatë të ashpër ndaj Ilir Metës sepse mendon që deputetët që mund të marrë Ilir Meta në zona nevralgjike për PS mund ta çojnë atë në humbje. Janë 7 zona të rëndësishme ku nëse Ilir Meta merr deputetë me këtë mënyrën si llogariten deputetët, Edi Rama është përballë humbjes së vërtetë.Pastaj gjithçka tjetër që përdoret, reforma në drejtësi etj, është për ta vënë Ilir Metën në pozitat që është tani, për të dalë nga vetja. Reformën në drejtësi e votuan të gjithë parlamentarët dhe Rama është bërë si padron i saj, kjo do të thotë se drejtësia është në duart e tij.

Presidenti, Ilir Meta, është kthyer në një nga protagonistët kryesorë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, me përqëndrim kryesor në Vlorë ku herë pas here i adreson mesazhe kryeministrit Rama se nuk do të tolerojë prekjen e votës së qytetarëve si në 2017, me dosjet e Dibrës dhe Shijakut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here