Spahia-Ramës: Shkodranët e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët, ose Ndryshimin

0
112

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, deklaron se shkodranët e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët ose ndryshimin.

Përmes rrjeteve sociale ku ai publikon pamje nga takimet e zhvilluara në zonën e Velipojës, Spahia shprehet se përballë harresës 8 vjeçare të kësaj qeverie në ikje, banorët e fshatrave Baks, Rrjoll, Luarz, tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur programin e Partisë Demokratike.

“Banorët në Velipojë e dinë që 25 Prilli është dita për të zgjedhur ose kriminelët ose ndryshimin.

Përballë harresës 8 vjeçare të kësaj qeverie në ikje, banorët e fshatrave Baks, Rrjoll, Luarz, tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke zgjedhur programin e Partisë Demokratike.

25 Prilli është dita që me votë, banorët në Velipojë do të votojnë për programin e zhvillimit ekonomik, programin që ul papunësinë dhe frenon emigracionin.

Fshatrave të braktisur të kësaj zone duhet t’i kthehen bijtë e saj!

Kjo bëhet e mundur duke mbështetur Partinë Demokratike me 25 Prill dhe duke marrë pjesë masivisht në votime!”, shprehet kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here