Saturday, December 21, 2024
Home Kosovë U kap me kokainë dhe armë në shtëpi, Prokuroria lë në burg...

U kap me kokainë dhe armë në shtëpi, Prokuroria lë në burg Vali Korleonen

0
157

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit për PrincValentino Corleonen.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, me datë 14.04.2021, rreth orës 16:00 minuta në shtëpinë e tij në Gjilan, në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur një armë automatike të llojit “Scorpion”, me (5) pesë karikatorë dhe njëqindetetëmbëdhjetë (118) fishekë të kalibrit 1.65 mm, shkruajnë mediat e Kosovës.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, në të njëjtën ditë i pandehuri në shtëpinë e tij, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, e po ashtu me rastin e kontrollimit nga ana e Policisë së Kosovës në dhomën e tij të ndejës, në tavolinë i janë gjetur (8) tetë qese substancë narkotike e llojit “kokainë”, në peshë prej 2.9 gram.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepra të sanksionuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

Më tej, prokuroria theksoi se i  pandehuri është një përsëritës i veprave penale dhe se po të jetë në lirii, mund të bëjë akoma më tej krime të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here