Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid, rezultojnë pozitiv 179 persona

0
122

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë betejën me virusin vdekjeprurës nuk kanë fituar dy pacientë. ”2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë. ”38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. Kurse në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2652
Testime totale 602,322
Raste pozitive 129,307
Raste të shëruara 100,600
Raste aktive 26,370
Humbje jete 2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here