Vetëm një javë para zgjedhjeve, Bashkia Kavajë hap tender për blerjen e 150 pakove me ushqime

0
397

Bashkia e Kavajës po shpërndan 150 pako me ushqime vetëm 1 javë para zgjedhjeve. Tenderi është firmosur nga vetë kryetari i kësaj bashkie Redjan Krajli. BoldNews ka siguruar dokumentet e këtij tenderi të turpshëm, çka tregon se shqiptarët po vijojnë të blihen me miell, sheqer, oriz, vaj… Në dokumente thuhet se tenderi është me objekt “blerje paketa ushqimore”.

Vlera e tenderit është rreth 2.5 milionë lekë, ndërsa mësohet se tenderi është zhvilluar sot (16 prill 2020). Në të njëjtën ditë është shpallur edhe fituesi “Marjo – Mondi”, i cili do të përgatisë me shpejtësi këto pako. Ajo që ngjall dyshime se po përdoren për fushatë janë vetë dokumentet e tenderit, të cilat s’kanë asnjë objekt se cilës kategori do t’i shpërndahen. Duket se Rilindja po lufton me të gjitha mjetet për të “blerë” vota, madje duke përdorur haptazi edhe fonde publike.

Kandidatët e saj fshihen pikërisht pas këryre pakove, duke ngritur dyshime të mëdha se gjithkush po blihet. Aq më tepër, që në dokumente thuhet se pakot duhet të jenë gati 1 ditë pas njoftimit të fituesit. Po nëse fituesi është shpallur sot, të premten, këto pako do të shpërndahen të shtunën?

Do e bëjnë këtë “sakrificë” punonjësit e bashkisë për të shpërndarë keto pako?! Natyrisht, këtu s’bëhet fjalë për ndihma nga bashkia, por këto ndihma po kamuflohen nga kandidatët e mazhorancës për të marrë vota. Dhe, atyre s’i kushton asnjë gjë që nga 150 pako t’i bëjnë 1500. Natyrisht, nëse familjet u premtojnë votat!

Në dokumente thuhet se do të blihen 50 copë vaj 5 litër, 200 vajt 1 litër, 200 kilogramë sheqer. Madje, 350 kg oriz, 800 copë makarona 500 gramshe, kripë, detergjent e madje miell. Pakot do të kenë edhe biskota i kg, sapunë, shampo etj. “Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 1 ditë nga data e dorëzimit të ofertës ekonomike dhe dokumentacionit të kërkuar. Transporti do të behet nga operatori ekonomik i shpallur fitues” thuhet në këto dokumente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here